“Gllënjka që i shkatërroi jetën të riut”, ekspertët: Rreziku që ju kanoset kur pini ujë burimi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.09.2024, 21:27

Nëse gjendeni pranë një burimi uji në një ditë të nxehtë vere, do të ishte thuajse e pamundur t'i rezistonit tundimit për të pirë aty.

Shumë njerëz konsumojnë ujë nga burimet e ujit që ndodhen kryesisht nëpër terrene malore ose kodrinore.

Megjithatë, ekspertët duket se nuk e këshillojnë pirjen e ujit në këto burime, duke paralajmëruar rrezikun e mundshëm që ky veprim mund të sjellë në shëndet për shkak të prezencës së baktereve.

Ata kanë risjellë në vëmendje historinë e një të riu australian i cili për pak sa nuk humbi jetën pasi konsumoi ujë në një burim.

Chris Capper piu një gllënjkë uji në një burim në malin Elliot në Quensland-in verior në vitin 2021.

33-vjeçari mori një infeksion të rrallë të mushkërive i quajtur sëmundja e mykobaktereve jotuberkuloze "NTM".

Bakteret, të cilat i mori teksa konsumoi ujë burimi në mal, në një periudhë prej 6 muajsh "hëngrën" një të tretën e mushkërive të tij dhe shkaktuan dështimin e veshkave të tij.

Gjithashtu, ai pësoi edhe artrit në disa prej kyçeve të tij, duke e detyruar atë që prej kësaj kohe të konsumojë 16 barna çdo ditë.

Mjekët e kanë konsideruar sëmundjen e tij të rrallë si "tuberkulozin e ditëve moderne".

Edhe pse shumëkush mund të mendojë që uji i papërpunuar në gjendjen e tij natyrale do të ishte ideal për t'u konsumuar, ekspertët theksojnë se kjo mund të mbartë një sërë rreziqesh, ku "do t'u hapnit derën" shumë baktereve të rrezikshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit