Ish-ylli i WWE, Dave Baustista ka befasuar fansat e tij me transformimin e tij të pabesueshëm së fundmi.
55-vjeçari, i cili iu fut edhe botës së aktrimit disa vite më parë, ka ndryshuar totalisht duke humbur shumë kilogramë.
Ai ka deklaruar se ka humbur më shumë se 25 kilogramë për rolin e tij në filmin e tij më të ri "The Killer's Game", i cili do të shfaqet në të gjitha kinematë në 13 shtator.
Bautista do të luajë rolin e Joe Flood, një vrasës profesionist i cili është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë.
Kujtojmë këtu që Bautista njihet në kinematografi për rolet e tij në disa filma të njohur si "Guardians of the Galaxy" apo "Dune".
Ai e ka nisur karrierën e tij si mundës në vitin 1999 dhe më pas iu bashkua WWE, ku fitoi miliona fansa në mbarë botën.
