Fëmijët pa shkollë në ditën e parë, prindërit të revoltuar për vonesat

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.09.2024, 19:41

Prindërit e fëmijëve që ndjekin shkollën "Hasan Meti" në fshatin Mjedë, janë të revoltuar, pasi edhe këtë vit shkollor, fëmijët e tyre nuk kanë një ambient të përshtatshëm për të zhvilluar mësimin. Në një mesazh drejtuar redaksisë së JOQ, një prind shprehet i shqetësuar për vonesën e tejzgjatur të punimeve, që vazhdojnë prej një viti e gjysmë, duke bërë që shkolla të mbetet ende e papërfunduar.

Gjatë vitit të kaluar shkollor, fëmijët e Shkollës "Hasan Meti" u detyruan të zhvillojnë mësimin në një ambient tjetër, konkretisht në shkollën në Laç të Vaut të Dejës, por kjo nuk ishte zgjidhje e plotë. Sipas prindit që ndan përvojën e tij, fëmijët kanë qenë të detyruar të ndjekin mësimin në orën 13:00, duke u kufizuar në vetëm 3 orë mësim në ditë.

"Ky ka qenë një vit sakrifice për të gjithë," shprehet prindi, duke nënvizuar se fëmijët e tyre meritojnë më shumë dhe se pritja për përfundimin e punimeve ka zgjatur shumë.

Prindërit kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve për të përfunduar shkollën dhe për t’u siguruar që fëmijët të kenë një ambient të përshtatshëm dhe një orar të plotë për zhvillimin e mësimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit