Detyroi shefin e stafit të saj të bënin seks, arrestohet senatorja në SHBA

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.09.2024, 18:59

Senatorja republikane Marie Alvarado-Gil është paditur nga kreu i stafit të saj, Chad Condit, që është i martuar, për abuzim seksual dhe krijim i një “mjedisi armiqësor pune”.

Në padi thuhet se senatorja e detyronte të kryente akte seksuale në zyrë ose në makinë.

Ish-kreu i stafit kallëzoi se marrëdhënia me shefen e tij bazohej te seksi dhe shoqërohej me dënime dhe ushtrim pushteti.

Gjithashtu, shtoi se ajo ishte e hapur dhe mund ta tradhtonte të shoqin.

Alvardo-Gil është e martuar dhe ka gjashtë fëmijë.

Ajo e kishte marrë në punë Condit pak pas zgjedhjes në vitin 2022, por e kishte shkarkuar një vit më vonë. Sipas saj akuzat nuk janë të vërteta dhe se ai është thjesht një ish-punonjës i hatërmbetur që do të përfitojë para.

Nga ana tjetër, Ognian Gavrilov, avokati i Alvarado-Gil, tha se nuk ka prova që mbështet akuzat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit