U sulmua me thikë dhe u tërhoq zvarrë në Itali, i riu shqiptar përfundon në spital

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.09.2024, 18:01

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 24-vjeçar është plagosur me thikë.

Ngjarka ka ndodhur në Riccione, ku i riu shqiptar u plagos me thikë dhe u tërhoq zvarrë disa metra derisa ka rënë përtokë përballë një hoteli.

Disa persona dhe turistë në hotel i erdhën në ndihmë dhe lajmëruan ambulancën për ta transportuar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Kur i riu është përmendur ka thënë se nuk e dinte kush e sulmoi.

Ndërkohë policia po heton ngjarjen dhe po përpiqet të gjejë sa më shumë dëshmitarë pasi vendi ku ndodhi ngjarja nuk ka kamera survejimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit