Në një tender të fundit të shpallur nga Sh.A Posta Shqiptare, kompania KEVIN CONSTRUKSION është shpallur fituese për rikonstruksionin e dy zyrave postare: njëra në qendër të Tiranës dhe tjetra në qendër të Durrësit. Kontrata është lidhur për një shumë prej 39,999,032 lekë të reja pa TVSH, e cila përkthehet në rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Objekti i tenderit përfshinte rikonstruksionin e Zyrës Postare Qendër Tirana 5 dhe Zyrës Postare Qendër Durrës. Procesi i tenderimit ishte i hapur, me referencën REF-11500-06-28-2024, ndërsa fondi limit i përcaktuar ishte 58,439,437 lekë të reja pa TVSH, që është afërsisht 700 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Është për t'u theksuar se një kompani tjetër pjesëmarrëse në tender kishte ofruar një vlerë më të ulët, por pavarësisht kësaj, KEVIN CONSTRUKSION është shpallur fituese.
Ky tender ka nxitur shumë diskutime, veçanërisht për faktin që është dhënë pas një skandali të bujshëm seksual. Kohët e fundit, u publikua një video komprometuese, ku Safet Gjici shihej në një akt seksual në zyrën e tij me një grua të quajtur Alma. Kjo ngjarje u përhap me shpejtësi në mediat e vendit, duke shkaktuar zemërim dhe zhgënjim në opinionin publik.

Skandali, që ka goditur imazhin e tij dhe ka tronditur opinionin, ka nxitur diskutime të ashpra për etikën dhe përgjegjësinë e politikanëve në funksionet publike.
Pavarësisht nga kjo, Safet Gjici duket se nuk ka pësuar ndikime serioze në aspektin e tij profesional, pasi kompania e lidhur me të, KEVIN CONSTRUKSION, ka përfituar një tender të rëndësishëm prej qeverisë, çka ka ngjallur kritika për procesin e përzgjedhjes dhe favorizimin e tij.