Në Velipojë pronari “i vë kyçin” shkollës, nxënësit ngelin pa mësim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.09.2024, 15:05

Në fshatin Mali Kolaj të Velipojës, 10 nxënës të arsimit fillor nuk kanë nisur ende vitin shkollor për shkak se pronari i ka vënë "kyçin" shkollës.

Nxënësit e shoqëruar nga prindërit e tyre kanë treguar për mediat se shkolla ka mbyllur dyert për shkak të mungesës së një kontrate qiraje mes pronarit të godinës dhe Bashkisë Shkodër.

Prindërit dhe fëmijët janë tepër të shqetësuar nga kjo situatë pasi shkolla më e afërt, ajo e Velipojës, ndodhet 16 km larg dhe fëmijët duhet të kthehen në shtëpi gjatë natës, duke u ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme.

“Shkolla e Velipojës është 16 km larg dhe mësimi zhvillohet pasdite, ku kthimi natën për të vegjlit është me rrezik".

Prindërit po kërcënojnë se do të lënë fëmijët pa mësim nëse nuk hapet shkolla në qendër të fshatit, pasi transporti është i pasigurt dhe distanca është shumë e madhe.

Drejtoria e Zyrës Vendore të Arsimit (ZVA) ka ofruar si zgjidhje shkollën në Velipojë, duke garantuar transport për nxënësit. Por prindërit shprehen se distanca dhe orari i pasdites e bëjnë të papërshtatshme këtë opsion. Nxënësit janë të detyruar të ecin 5 km për të arritur te stacioni ku i pret furgoni për në shkollën e Velipojës dhe kjo është shumë për ta.

Problemi kryesor për mungesën e kontratës qiraje është se prona ku ndodhet shkolla e fshatit Mali Kolaj është regjistruar në kadastrën e Lezhës, duke krijuar një ngërç burokratik që pengon nënshkrimin e kontratës me bashkinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit