Rrihet brutalisht mërgimtari afër diskotekës në Prishtinë – këta janë katër të dyshuarit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.09.2024, 14:38

Katër persona kanë rrahur brutalisht dy persona në mëngjesin e 7 shtatorit në afërsi të një diskoteke në zonën industriale në Prishtinë. Dy viktimat u bënë për spital, njëri prej tyre pësoi lëndime të rënda.

Ndërkohë të dyshuarit u arrestuan, përkatësisht iu caktua masa e paraburgimit.

Viktima në këtë rast është një mërgimtar, i cili ndodhet në spital dhe akoma nuk është deklaruar për rastin, për shkak të gjendjes.

Të dyshuarit siç raporton sinjali janë Jeton Mustafa (22), Përparim Gashi (33), Malsor Mustafa (20) dhe Pajtim Hoxha (34), ndërsa tashmë ka siguruar edhe fotot e tyre.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se pas një mosmarrëveshje brenda diskotekës me viktimën, të dyshuarit dalin para hyrjes së diskotekës, ku e presin derisa i njëjti të dalë jashtë.

Në momentin kur viktima del nga diskoteka, katër të dyshuarit e përcjellin dhe e godasin me mjete të forta (tulla) në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë e këtyre goditjeve, i riu ka pësuar lëndime të rënda trupore, thuhet në arsyetimin e Prokurorisë në kërkesën për paraburgim.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit