Një 56-vjeçar i identifikuar si N. Zhobro është arrestuar nga policia, pasi ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura, 7 dhe 8 vjeç.
Ngjarja ndodhi në një lulishte pranë Shën Mërisë, ku dy vajzat ishin duke luajtur. I dyshuari u afrua me pretekstin për t’i ndihmuar dhe tentoi t’i prekte në vende intime.
Policia ndërhyri pas denoncimit të prindërve dhe e arrestoi 56-vjeçarin. Ai pritet të dalë para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin N. Zh., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me dy shtetase të mitura.