Dua Lipa poston foton sensuale nga dushi! Shenja duarsh në xham

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.09.2024, 11:21

Ndjekësit e Dua Lipës kanë mbetur të habitur pasi këngëtarja publikoi një foto të veçantë nga dushi.

Në foton që u bë virale, këngëtarja e pop-it qëndron në tualet me bluzën e ngritur, duke treguar barkun e sheshtë teksa pozon përpara pasqyrës. Por kjo nuk është arsyeja pse njerëzit kanë nisur të komentojnë…

Një ndjekës shkruan në komente: “Dua zemër, ti nuk paske qenë vetëm në dush.”

Komentuesit të vëmendshëm vunë re një detaj. Në sfondin e fotos në banjë, janë të dukshme shenja gishtash nga avulli mbi xham.

Kjo ka bërë që imagjinata e fansave të shpërthejë, dhe shumë prej tyre po bëjnë shaka duke sugjeruar se këto shenja janë rezultat i aktiviteteve intime në dush.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit