Pritet që moti të përkeqësohet ditën e sotme, ku do të ketë reshje të dendura dhe erë të fortë, që do të vazhdojë deri mëngjesin e së nesërmes, më 10 shtator.
Drejtoria e Përgjithshme Detare në Vlorë paralajmëron drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit që të marrin masa ditën e sotme më 9 shtator dhe 10 shtator, për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Kurse anijet e transportit ndërkombëtar detar do të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuar gjatë datave 09-10.09.2024!
"Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 09-10.09.2024 duke filluar nga ora 10:00 datë 09.09.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri 10-15m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 1.50 metra, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 10.09.2024."