Influenceri i huaj degjeneron publikisht “Air Albania”!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.09.2024, 10:34

Një video e fundit e postuar nga influenceri i njohur në YouTube, Josh Cahill, ka ndezur reagime të shumta lidhur me përvojën e tij në Air Albania.

Videoja e titulluar "Sa koprrace Air Albania, shkatërron konceptin e Business Class në avion për të gjithë ne!", ka kapur pothuajse 100,000 shikime brenda pak ditësh, duke bërë që shumë njerëz të ngrenë pakënaqësi rreth shërbimit të ofruar nga kompania ajrore shqiptare.

Në videon e tij, Josh bën disa kritika të drejtpërdrejta ndaj Air Albania, duke përmendur nevojën për trajnim më të mirë të stafit shqiptar. Ai vë në dukje disa momente të pakëndshme, si shërbimi i kafesë një orë pas nisjes, mungesa e përshëndetjeve të zakonshme dashamirëse si "të bëftë mirë" kur u shërbehej ushqimi dhe sjellja e stjuardesave, të cilat, sipas tij, përtypnin çamçakëz gjatë shërbimit.

Një tjetër ankesë e rëndësishme ishte tarifa prej 400$ për një fluturim që nuk ofronte as akses në lounge, të cilën Josh e konsideroi të papranueshme për një Business Class.

Videoja ka marrë komente edhe reagime nga shqiptarë të zhgënjyer, të cilët ndanë përvojat e tyre të pakënaqshme, duke kërkuar madje dëmshpërblim financiar për vonesat e fluturimeve.

Videoja po bën xhiron e internetit, duke ndezur një debat të gjerë mbi cilësinë e shërbimit të Air Albania dhe pritshmëritë e udhëtarëve, veçanërisht në Business Class aty ku paguhet edhe më shumë.

Air Albania ka rritur pakëmaqësitë tek udhëtarët për vonesat dhe anulimet orar pa orar të fluturimeve teksa dhjetra qytetarë kanë denoncuar rastet në JOQ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit