Sherr midis shqiptarëve dhe egjiptianëve në Itali, plagoset me thikë 25-vjeçari shqiptar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.09.2024, 09:39

Një shqiptar u plagos me thikë pas një sherri me egjiptianët.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 8 shtatorit, ku një grup shqiptarësh nga Montù Beccaria dhe qytete të tjera të zonës u përlesh me një grup egjiptianësh që banonin në Stradella.

Sherri duket se ka lindur nga një larje hesapesh midis dy grupeve njerëzish, me sa duket me kombësi egjiptiane dhe shqiptare.

Si pasojë e sherrit u plagos me thikë 25-vjeçari shqiptar, i cili u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kurse 6 të tjerët kanë marrë lëndime të lehta.

Sherri përfshiu edhe persona të tjerë, por u larguan pa ardhur policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit