Kosova së shpejti me ambasadë në Kolumbi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.09.2024, 09:31

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, po qëndron për nj; vizitë zyrtare në Kolumbi. Atje, znj. Gashi u prit në pallatin San Carlos nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kolumbisë, z. Jorge Enrique Rojas.

Gjatë takimit, zëvendësministrat bënë një analizë të marrëdhënieve dypalëshe dhe shkëmbyen pikëpamje për tranzicionin energjetik dhe ndryshimet klimatike, vizionet për sigurinë njerëzore, shkëmbimet akademike dhe kulturore, bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik, si dhe për bashkëpunimin në shkëmbimin e përvojave në angazhimin e diasporës. Pikë kryesore e takimit ishte hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kolumbi.

Zëvendësministrja Gashi, në emër të Republikës së Kosovës, e falënderoi zëvendësministrin Rojas për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Kolumbia përgjatë proceseve integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ajo theksoi nevojën për forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Po ashtu, u propozuan dhe u iniciuan marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Akademive Diplomatike të të dyja vendeve, konsultimet politike dhe liberalizimi i vizave ndërmjet Kosovës dhe Kolumbisë. Këto marrëveshje, pas shqyrtimit dhe ndjekjes së procedurave të nevojshme, pritet të nënshkruhen nga të dyja palët. Zëvendësministri Rojas e falënderoi zëvendësministren Gashi për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e Kolumbisë që t’i zgjerojë më tej marrëdhëniet e mira mes dy vendeve përmes nënshkrimit të marrëveshjeve dhe intensifikimit të shkëmbimeve diplomatike.

Zëvendësministrja Gashi, në takim, u shoqërua nga udhëheqësi i përkohshëm i Divizionit të Amerikës Jugore të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës dhe nga ambasadorja e Kosovës në Panama. Nga ana tjetër, zëvendësministri Rojas u shoqërua nga drejtoresha për Evropën dhe përfaqësues nga Drejtoritë e Protokollit dhe Çështjeve Politike Shumëpalëshe të Ministrisë së Jashtme.

Kjo vizitë ka rëndësi të veçantë, pasi është vizita e parë zyrtare dhe po zhvillohet në prag të hapjes së Ambasadës së Kosovës në Bogota. Hapja e Ambasadës tregon për angazhimin e Kosovës në këtë hemisferë të botës dhe nevojën për një prani më të madhe jo vetëm në Kolumbi, por edhe në gjithë Amerikën Latine. Hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kolumbi do t’i forcojë edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, në të gjitha fushat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit