“Më jep 100 euro, ose…“/ ‘Teuta‘ shantazh në rrjetet sociale, ju vjedh fotot

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08.09.2024, 23:24
Një profil në Facebook (me shumë mundësi me identitet të rremë) po dërgon kërkesa për shoqëri dhe, pasi pranohet, vjedh fotot e 'miqve', të cilat më pas i publikon në TikTok me komente fyese.

Në një rast, shantazhisti ka kontaktuar viktimën duke i kërkuar 100 euro për të hequr fotot e postuara.

Sipas qytetarit, ky denoncim vjen si një thirrje për të mos pranuar kërkesa për shoqëri nga njerëz të panjohur dhe për të mos rënë pre e këtyre manipulimeve të rrezikshme.

Denoncimi i qyetarit:

“Ky profil (se di a eshte kjo vajza apo dimush tjeter qe ka vjedh fotot) dergon kerkesen per shoqeri pastaj nese ja pranon ti vejdh fotot nga facebooku dhe i publikon ne tiktok ku shkruan flliqsira mbi fotot e njerzve ne ket rast edhe un, pastaj shkruan ne facebook duke pyetur se ku Jeton pastaj dergon edhe videon e tiktokut (Lexoni sms ) ku kerkon edhe 100€ per ti hequr. Mos pranoni kerkesa nga njerez qe nuk e njifni. Sot me ndodhi mua i cili kam nje femij dhe nje grua por e kuptuam ku eshte problemi dhe nuk u acarua me mua por me ndihmoj qe ta bllokoj, kshu qe nese ju vin kerkesa te tilla mos pranoni Se ju fut ne telashe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit