Ditën e sotme, JOQ Albania publikoi rastin e një influencere që reklamonte qumështin pluhur në rrjetet sociale. I gjithë artikulli ishte i bazuar me fenomenin, dhe jo për influenceren që shkelte ligjin.
Qëllimi ishte që t’i kujtojmë të gjithëve se reklamimi i qumështit pluhur është i ndaluar, si në televizone ashtu edhe në rrjetet sociale.
Ky kufizim është miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nuk e thotë JOQ!
Ligji shqiptar e ndalon:
Këto kufizime janë krijuar për të promovuar ushqyerjen me gji si opsioni më i shëndetshëm për fëmijët.
Madje sipas ligjit në etiketat e qumështit pluhur duhet të theksohet që "ushqyerja me gji është më e mira për foshnjat" dhe nuk duhet të përfshijnë imazhe që nxisin zëvendësimin e ushqyerjes me gji.
Megjithatë, pavarësisht qëllimit tonë të mirë, për të informuar dhe për të vënë në dukje fenomenin e gabuar, influencerat, që duket se janë shtuar shumë kohët e fundit janë mërzitur dhe kanë shfryrë shumë në rrjetet e tyre sociale, pasi siç tha edhe influencerja e denoncuar, “Ky biznes është i nevojshëm...”