Haramët e Muajit, sot u mbrojtën sërish nga Rilindja

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08.09.2024, 20:13

Pa pikë dyshimi , të gjithë personat e përfshirë në vrasjen e Egli Progës në Pogradec, janë haramët e muajit, pasi Egli nuk u vra vetëm nga grushtet e Denis Meçes, por nga të gjitha veprimet e të tjerëve më sipër që tentuan të fshehin të vërtetën.

Haram është shefi i komisariatit Elton Halili, që e quajti vrasjen e Eglit si vdekjen e një të dehuri që rrëzohet në rrugë, haram është Voltan Shulku, pronari i një biznesi në Pogradec që fshiu kamerat pas ngjarjes, haram është prokurorja Vasjana Postol, e cila e quajti vrasjen e Eglit vrasje nga pakujdesia, haram është edhe gjyqtarja Luljeta Kole, e cila e vulosi si vrasje nga pakujdesia ekzekutimin e 42-vjeçarit, babai i dy fëmijëve.

Megjithatë, sot haramët e këtij muaji janë të lumtur, pasi kryeministri Edi Rama, i mori në mbrojtje, pothuajse të gjithë personat e sipërpërmendur.

Edi Rama i bëri një analizë të veçantë vrasjes së Eglit, duke quajtur gënjeshtra shumë të vërteta, që nuk duan syze të veçanta të shikohen. Ai e serviri vrasjen e Eglit si një ngjarje që u përdor nga politika, për të sulmuar qeverinë, e pavërtetë, por të gjithë e dinë se ngjarja u tentua të fshihej, për sakrificat që Denis Meçe dhe njerëz si ai kanë bërë për Partinë Socialiste, duke e sjellë në pushtet."

Kryeministri me fjalimin e tij, dashje pa dashje, 'mori në mbrojtje' haramët e muajit, të cilët i kanë duart e lyera me gjak. Ai u ndal aq shumë në këtë ngjarje, sepse e di që ka të vërteta që dhembin, por elektorati duhet t’i shtrohet një tjetër anë e historisë, sa për votat, të cilat do sigurohen nga njerëz si Denis Meçe.

“U mobilizuan ta përdorin vrasjen e një djali të ri si overdozë helmi për të nxitur urrejtjen ndaj nesh. U prodhuar një film i kronikës së zezë ku u mblodhën bashkë të tëra të këqijat e mundshme. Komunikata e policisë u hodh në cepat e lajmeve dhe komenteve mediatike, që i dominoi fantazia kriminale e gënjeshtareve dhe gjuha ekstremiste e spekulantëve. U tha me të madhe se vrasja kishte ardhur për një gjobë të papaguar, për të cilën viktima u vra nga një bandë gjobitësish. Gënjeshtër. U shkrua që Pogradeci qenka vërë si qeli e viteve ‘80 ku ligjin e bëkan bandat e gjobëvnëse, gënjeshtër.

U vu kuja se policia kishte tentuar ta fshihte krimin, gënjeshtër. Shpejtësia veprimeve të policisë në ndalimin e autorit është e dokumentuar. U bërtit se ambulanca kishte ardhur me 40 minuta vonesë, gënjeshtër. Koha e mbërritjes është e dokumentuar në sistem. U përhap se autori i krimit kishte mbrojtje politike, ngaqë një dajë i tij ishte eksponent i lartë i PS në Pogradec. Gënjeshtër.” tha Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit