Një person është plagosur, pasi është qëlluar me armë zjarri sot në Golem të Shkodrës. Mësohet se autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se sherri ka nisur për motive banale.
Edhe ditën e djeshme Shkodra u trondit nga të shtënat me armë, ku iu bë atentat boksierit Arjon Kajoshit.
'Rreth orës 17:50, në fshatin "Golem", dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.'- njofton policia.