Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.09.2024, 14:31

Megjithëse ligji e ndalon reklamimin e qumështit pluhur për fëmijë, në Shqipëri ky produkt vazhdon të promovohet në mënyrë aktive në rrjetet sociale.

Shumë kompani dhe “influencuese”shpërndajnë në rrjetet sociale mesazhe dhe reklama për të promovuar përdorimin e qumështit pluhur si zëvendësues të ushqyerjes me gji.

Në vendin tonë, ligji për "Mbrojtjen dhe Promovimin e Ushqyerjes me Gji" ndalon çdo formë të reklamimit të qumështit pluhur për fëmijët nën 6 muajsh, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të foshnjave dhe inkurajimin e ushqyerjes natyrale.

Pavarësisht kësaj, reklamat online kanë gjetur rrugë për të anashkaluar ligjin dhe për të shitur produkte të ndryshme të qumështit pluhur.

Për të denoncuar këtë fenomen, një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë.

Duke sjellë në vëmendje rastin e “influencueses”, Keishli, me profesion avokate, ai denoncon reklamimin e qumështit pluhur nga ana e saj.

Qytetari thotë reklamimi që kjo avokate, njohëse e ligjit, i bën një produkti të tillë të ndaluar dhe që kontribuon në rënien e gjidhënies së nënave, është i frikshëm.

Ai ka kërkuar një shpjegim nga influencuesja në fjalë për këto reklama, por pas shumë tentativave për t’iu fshehur të vërtetës dhe dëmit që po shkakton, Keishli i ka pranuar se gjithçka është biznes, e duhet thënë shumë fitimprurës.

Qytetari kërkon marrjen e masave të menjëhershme nga ana e autoriteteve për influencueset, moderatoret, këngëtaret, artistet, por edhe mjekët pediatër që shtyjnë nënat drejt qumështit pluhur pasi thjesht po bëjnë biznes me kompanitë që shesin produkte të tilla.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje jeta osh qef! Dua te bej nje denoncim per influencer te ndryshem por konkretisht Keishliii ne instagram e cila promovon qumesht formul (Nutriben) ne cdo post te saj. Pasi ne e publikuam dhe biseden e debatit qe kishim me Keishliin disa postimi filloi ti fshije. Dihet qe dhe nga ana ligjore eshte e ndaluar perhapja, reklama, marketingu i qumeshtit pluhur ne social media. Ne asnje vend ne bote nuk ndodh qoft dhe ne Tv. Ne Shqiperi po ndodh rëndomtë si gje. Reklamimi agresiv dhe

kontrovers i formules kontribuon në normat e ulëta te ushayerjes me gji

dhe dekjet e foshnjave.Eshtë koha per te ndaluar reklamat per

prioritizimin e fitimeve të

korporatave mbi shëndetin e

femijeve si qumesht pluhur. Ke Vipa te ndryshem ne instagram si Olta Gixhari , Jonida Vokshi, Tuna, Keishlii, Kiara Tito. Duke qene se je zeri i popullit te beje thirrje ta publikosht qoft dhe anonim per ne nuk perben asnjelloj problemi , thjeshte jepini zë kesaj ceshtjeje se si Influencerat po pasurohen mbi shendetin e femijeve! Gjithashtu ne i kemi publikuar vete keto raste por po na bllokojne fjalen e lire duke na bere report storyt. Faleminderit

ktu u perpoq ta mohonte qe ishin "drithera" ku qart lexon "leche" "preparado lacteo" pra qumesht pluhur ne spanjisht , me pas i ka fshire nga instagrami se eshte e shkathet 😂

Pastaj zonja ne fjal eshte njohese ligjit "avokate" dhe na "sfidoi" qe kurre nuk kishte postuar "qumesht pluhur".

Gjithashtu dua te shtoj dicka te rendesishme , mjeke te ndryshem pediater rekomandojne qumeshta pluhur pasi kane lidhur kontrata shitjesh me kompanit e qumeshit pluhur. Detyrojne nenat duke thene qe ske mjaftushem qumesht. + Rasti Influenceres Keishli eshte shume here me i gjere pasi dhe vete e jema saj eshte pediatre dhe skema e qumshit pluhur eshte shume here me e thelle. Mund ta investigoni. Kejsli Alia . Influencerja me e madhe ne instagram e reklamimit te qumshit pluhur! Te ketyre kompanive Banda, qe perpos kesaj kane shume ankesa nenat qe ju kane shkaktuar deme shendetsore femijve.

Faleminderit ju 🤝 Duhet stopuar kjo!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit