Shqiptarët rrihen brenda lokalit grek, plagoset rëndë një 30-vjeçar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.09.2024, 10:23

Një sherr i dhunshëm mes diss shqiptarëve ka ndodhur në Heraklion të shtunën mbrëma.

Mediat greke raportojnë se sherri filloi brenda një kafeneje dhe vazhdoi jashtë në rrugë.

Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare, u sulmua me thikë nga një bashkatdhetar i tij, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia. I plagosuri u godit në disa pjesë të trupit dhe u dërgua menjëherë në spitalin Venizelios, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent. Gjendja e tij raportohet të jetë kritike.

Autoritetet janë vënë në ndjekje të autorit të krimit dhe po hetojnë rrethanat e plota të incidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit