Vijon sezoni turistik në Ohër, vërehet numër i lartë i turistëve të huaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.09.2024, 22:22

Sezoni turistik në Ohër vazhdon edhe në ditët e shtatorit, falë motit të mirë dhe temperaturave të larta. Vizitorët më të shumtë janë nga Holanda dhe Polonia si dhe nga vendet fqinje. Sipas statistikave nga janari deri në qershor vërehët rritje e numrit të turistëve për 11.1 përqind, ndërsa vërehet edhe rritje e numrit të bujtjeve për 9,9 përqind.

Punonjësit turistik nuk janë të kënaqur nga fitimet përkundër numrit të lartë të turistëve. “Këtë vit kemi sezonë turistik më të dobët se vitin e kaluar. Në Ohër kishte lëvizje, qyteti ishte plot dhe ishte përshtypja se sezona ishte e mirë dhe po punohet por fitimi ishte më i dobët.”, tha punonjësi turistik Asim Çelik.

“Ohri kishte shumë turistë, ne kemi sasi por jo dhe cilësi të turistëve. Kemi mjaftë turistë nga Turqia që janë të organizuar mirë ku të drekojnë dhe çka të vizitojnë për dallim nga turistët privatë që duhet të harxhojnë para në më shumë pjesë të vendit. Ohri duhet të ketë më shumë cilësi dhe kjo duhet të bëhet me rregullimin e çmimeve sepse ka ankesa për çmimet e larta në Ohër.”, tha varkëtari Zoran Angelloski.

Turistët thonë se muaji i shtatorit është muaj më i përshtatshëm për pushim sepse nuk ka rremujë të vizitorëve “Është shumë mirë, natyrë e mrekullueshme me peisazh të bukur.”, u shpreh një turist. “Është shumë mirë edhe moti është i pështatshëm, uji është i ngrohtë dhe asnjëherë s’ka qenë më mirë.”, tha një turist. “Është shumë më ngrohtë se vikendet e kaluara. Shpresoj të vazhdojë kështu.”, u shpreh një turist.

Deri në fund të shtatorit në Aeroportin e Ohrit do të jenë linjat e rregullta nga Holanda dhe Polonia. Qeveria gjatë ditës së djeshme publikoi thirrjen e re publike për subvncioninim e linjave të reja ajrore. Mbështetja financiare për secilin pasagjer në aeroportin e Ohrit do të jetë 12 euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit