“Trekëndëshi i Alaskës”, rajoni misterioz ku janë zhdukur mbi 20,000 persona që prej vitit 1972

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.09.2024, 21:29

Kur dëgjojmë fjalët "mister", "zhdukje" dhe "trekëndësh" menjëherë na vjen në mendje "Trekëndëshi i Bermudës".

Mirëpo, ekziston dhe një tjetër vend misterioz, i quajtur "Trekëndëshi i Alaskës", i cili njihet shumë pak në botë por ka ngjashmëri të frikshme me atë të Bermudës sa i përket zhdukjeve të pazbardhura.

Sipas History Channel, ky rajon misterioz është epiqendra e më shumë rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur në planetin tonë.

Ky trekëndësh formohet nga gjithë zona që përfshin Utqiagvik, Anchorage dhe Juneau.

Për shkak të reputacionit që ka fituar gjatë viteve të fundit, disa njerëz madje e kanë quajtur rajonin "Trekëndëshi i Bermudës së Alaskës" në vitet e fundit.

Ky rajoni u bë për herë të parë i njohur në vitin 1972, kur një aeroplan i vogël u zhduk papritur gjatë fluturimit nga Anchorage në Juneau.

Pavarësisht përpjekjeve nga ekipet e shpëtimit që zgjatën më shumë se 3,600 orë dhe u shtrinë në një zonë prej 325,000 milje katrorë, asnjë nga pasagjerët apo mbetje të avionit nuk u gjet.

Por nuk mbaron me kaq! History Channel raporton se avioni i zhdukur ishte vetëm fillimi i një sage misterioze të zhdukjeve e cila numëron mbi 20 mijë persona të zhdukur që nga viti 1972 e deri më sot në këtë zonë.

Në listën e personave të zhdukur në mënyrë misterioze në Trekëndëshin e Alaskës është edhe Thomas Hale Boggs, udhëheqës i shumicës së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA në 1972.

Kongresmeni i Alaskës Nick Begich gjithashtu u zhduk pasi fluturoi mbi Trekëndëshin e Alaskës.

Begich ishte në një avion që fluturonte nga Anchorage në Juneau së bashku me ndihmësin, Russell Brown dhe pilotin, Don Jonz.

Gjithashtu janë raportuar edhe shumë zhdukje enigmatike të mijëra personave në këtë rajon fati i të cilëve mbetet ende mister.

Madje shumë teori konspiracioni janë përhapur në lidhje me këto zhdukje në të cilat thuhet se në këtë vend ka "aktivitet jashtëtokësorësh".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit