Tha se u konfliktua fizikisht me babanë, gjykata e mohon: “Nuk ka asnjë shenjë të dukshme”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.09.2024, 17:52

Esmerald Balla, që vrau të atin, Enver Ballën dhe e hodhi në pus në bashkëpunim me Edison Brahajn, pretendon se ka pasur dhunë fizike gjatë debatit mes tyre.

Ky pretendim u hodh poshtë nga gjyqtarët, pasi asnjëri nga të akuzuarit nuk ka shenja dhune.

Gjithashtu, Balla tregoi se si nisi konflikti. Ai tha se në fillim ishin në makinë duke shkuar në sallën e deleve. Kur Enveri pa që delet ishin pa bari dhe filloi t’i bërtiste dhe ta fyente, duke nisur një konflikt që përfundoi me shkrepjen e armës, pasi i ati i tregoi që 75 milionë lekët e kursyera i ka gruaja me të cilën dyshohet se kishte marrëdhënie intime.

Sipas tij, pistoletën e nxorri i ati, por teksa u mundua t’i kapte dorën, arma u shkrep dhe plumbi qëlloi babanë. Pastaj, e qëlloi edhe një herë tjetër i biri duke e lënë të vdekur në vend.

Gjithashtu, tha se pasi e vrau, mendoi të kallëzonte në polici humbjen e tij dhe më pas i dërgoi një mesazh vëllait nga telefoni i tij për ta bërë sa më të besueshme.

Ndërkohë vazhdon hetimi për bashkëpunëtorë të tjerë, që dyshohet se kanë qenë në dijeni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit