Vdekja e 66-vjeçarit në punë, a po e mbron policia Ram Gecin duke fshehur vendngjarjen?!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.09.2024, 16:59

Ditën e djeshme, një 66-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës.

Në njoftimin e saj për mediat, policia ka treguar se 66-vjeçari me iniciale V.B është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër në rrugën “Bardhok Biba”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 06.09.2024, në rrugën "Bardhok Biba", dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër, shtetasi V. B., 66 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Por JOQ ALBANIA ka mësuar se 66-vjeçari nuk ka humbur jetën në objektin te rruga “Bardhok Biba”, por te InterContinental Hotel, pranë sheshit Skënderbej.

Referuar burimeve, 66-vjeçari është rrëzuar nga kati i 20 në katin e gjashtë pasi nuk ka qenë i siguruar në ashensorin që po punonte.

Kur ambulanca ka mbërritur në vendngjarje, për 66-vjeçarin nuk kishte më asnjë lloj shprese pasi ndërroi jetë menjëherë.

Pas këtyre dëshmive, JOQ ALBANIA iu drejtua Policisë së Tiranës për të saktësuar ngjarjen e rëndë dhe rrethanat e saj.

Por policia, duke u bërë palë me oligarkun Ram Geci, i cili është pronari i Tirana International dhe Intercontinental Hotel, u tregua hermetike në dhënien e informacioneve.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një objekt në ndërtim, duke saktësuar që është rrëzuar nga ashensori, por s’mund ta thonë nëse është hotel apo jo.

Deklarata e policisë:

“Është rasti që është dhënë dje paraprak, ka rënë nga skela e kafazit të ashensorit. Ka ndodhur në një objekt në ndërtim por nuk e di në është hotel apo jo”

Për të vazhduar më tej me deklrata të cunguara dhe detaje të fshehura, Policia sot ka dalë me njoftimin për arrestimin e inxhinierit të firmës së ndërtimit duke ripërsêritur rrugën “Bardhok Biba” si vendngjarje.

Dëshmia e qytetarit:

Pershendetje .dje nga ora 15;00 eshte rrezuar nga pallati ne ndertim hotel interkontinental mbrapa 15 katshit dhe ka vdekur ka ren nga kati 20 ne katin 6,me e keqja eshte qe policia e ka fshehur ngjarjen dhe asnje nga mediat nuk e din. Shume e sigurte ka ardhur policia erdhi dhe ambulanca por iku bosh se kishte vdekur. Po e kan mbajtur te fsheht. Objekti eshte i Ram Gecit

Ka qen duke punuar ne ashensor po ska qen i lidhur

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit