Foto ilustruese
Një 21-vjeçar është vënë në pranga pasi ka pranuar atësinë e fëmijës së 14-vjeçares.
Ditën e djeshme në maternitetin e Korçës një 14-vjeçare e komunitetit Rom lindi një fëmijë.
Pas hetimeve, 21-vjeçari me inicialet D.K., pranoi atësinë dhe u arrestua për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur’.
14-vjeçarja ka pranuar se martesa dhe marrëdhëniet seksuale me 21-vjeçarin janë kryer me dëshirën e saj.
Mësohet se 14-vjeçarja është martuar para një viti me mblesëri me dëshirën e prindërve të saj dhe nga kjo bashkëjetesë erdhi në jetë një fëmijë.