Strehoi në banesë Marklen Hakën, bie në pranga 21-vjeçari Klajdi Haka

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.09.2024, 14:00

Ditën e djeshme, rreth orës 14:00 u vu në pranga Marklen Haka.

I shumëkërkuari i drejtësisë u mbajt në vëzhgim për katër ditë deri në çastin që u vendos për të bastisur shtëpinë dhe kapur 33-vjeçarin në befasi zbathur, me bluzë të bardhë e pantallona të shkurtra.

Në çastin e ndërhyrjes së policisë, Haka tentoi të arratisej, por u ndalua nga forcat e policisë.

Bashkë me të u shoqëruan për në DVP Tiranë edhe 4 persona të tjerë, mes tyre edhe Klajdi Haka, 21-vjeçar, i afërmi i Marklen Hakës, i cili fshehu Marklen Hakën të në banesën e tij në Nikël, në Liqenin e Bacungut.

21-vjeçari u vu në pranga për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit”.

Kujtojmë se Marklen Haka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme më 15 maj të këtij viti për “arrest me burg në mungesë” për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit