Ditën e sotme Gjykata e Durrësit ka vendosur që Esmerald Balla dhe shoku i tij, bashkëpunëtor në krim, të dënohen me burg.
Balla u paraqit i qetë në Gjykatë dhe me kokën ulur shprehu pendesë.
“Jam i penduar për atë që kam bërë”, tha ai. “E bëra për vetëmbrojtje, këtij versioni i qëndroj”, deklaroi në sallën e gjyqit lidhur me vrasjen e të atit.
Nga ana tjetër, avokatja e tij shtoi se 30-vjeçari ka qenë i tronditur, ndaj dhe ka ndërmarrë veprimin e rëndë.
Kurse avokati i Edison Brahjat, i cili akuzohet si bashkëpunëtor për të fshehur kufomën, u shpreh se arrestimi i Brahajt është i paligjshëm dhe se Prokuroria nuk ka pretendime të sakta.
“Policia për të përligjur arrestimin e tij e ka marrë në pyetje, i ka thënë thuaj të vërtetën dhe ik në shtëpi. Pasi ai thotë s’di gjë. Prokuroria nuk i ka pretendimet e sakta.”
Pavarësisht nga këto, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e arrestit me burg për dy të rinjtë.