Qytetari denoncon Bashkinë Vlorë: Krim në Plazhin e Vjetër, ujërat e zeza derdhen në det

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.09.2024, 10:07

Një qytetar ka denoncuar situatën alarmante të ndotjes në plazhin e Vjetër të Vlorës, për shkak të derdhjes së ujërave të zeza pranë fabrikës së sodës.

Sipas denoncuesit, Bashkia e Vlorës është përgjegjëse për këtë ndotje, e cila ndodh çdo vit në të njëjtën mënyrë, pa asnjë përmirësim.

“Shkarkimet e ujërave të zeza ndodhin çdo vit pa asnjë përgjegjshmëri. Turistët shkojnë në mëngjes dhe largohen maksimumi në orën 11, sepse atëherë bashkia kryen derdhjen në det të ujërave të zeza,” – shkruan qytetari.

Sipas tij, situata po përsëritet vit pas viti, ndërsa hidrovori menaxhohet nga Bashkia, e cila nuk ka marrë masa për të ndalur këtë ndotje që rrezikon shëndetin e pushuesve.

Ndërkohë që vlen të thuhet se plazhi i Hidrovorit ështē një destinacion mjaft i pëlqyer si nga banorët e zonës ashtu edhe turistët.

Denoncimi i qytetarit:

Dergoje njehere AKB ne plazhin e vjeter ne vlore vetem te shoh ndotjen qe ben bashkia vlore me derdhen e ujerave te zeza prane fabrikes se sodes.Aty behet nje krim mes gjithe atyre pushuesve

Shkojne turistet ne mengjes dhe largohen ne oren 11 maksimumi sepse atehere ben derdhjen ne det bashkia te ujerave te zeza

Idrovorin e ka ne menaxhim bashkia Aty behet gjithe grumbullimi I ujerave te zeza te qytetit Kto shkarkime kan qen gjithmone te njejta ne cdo vit Vazhduan dhe kte vit pa pike pergjegjshmerie

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit