Në lidhje jashtëmartesore me influenceren, ministri italian jep dorëheqjen

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.09.2024, 23:08

Ka dhënë dorëheqjen ministri italian i Kulturës, Gennaro Sangiuliano pas skandalit që tronditi qeverinë Meloni në shtetin fqinj.

Ministrit iu zbulua një lidhje jashtëmartesore që kishte me influenceren 41-vjeçare, Maria Rosaria Boccia.

Ai e kishte propozuar 41-vjeçaren si këshilltaren e tij më të lartë, por zbulimi i lidhjes së tyre bëri që ky emërim të mos ndodhë kurrë.

Dorëheqja e tij është pranuar nga kryeministrja Georgia Meloni, ndërsa ministri i kërkoi falje asaj duke e garantuar se ai nuk ka shpenzuar asnjë euro nga paratë e taksapaguesve italianë për aferën e tij seksuale me influenceren.

61-vjeçari i kërkoi gjithashtu falje edhe bashkëshortes së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit