Gruaja britanike: I dhashë Kim Kardashian idenë për markën dhe s’mora asnjë qindarkë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.09.2024, 21:49

Një grua britanike ka pretenduar se i ka dhënë idenë Kim Kardashian për markën e saj të veshjeve, para se ajo të lançohej.

Georgia Preston, manaxhere marketingu në Leeds, ka publikuar në mediat sociale një mesazh që ajo i ka dërguar modeles në Instagram-in e saj, kur kjo e fundit sapo kishte lançuar markën e saj të re të veshjeve me emrin "Kimono".

Në mesazhin e saj të dërguar në 8 korrik të 2019, ajo i sugjeron yllit të "The Kardashians" që "SKIM" do të ishte një emër më i përshtatshëm dhe më i arsyeshëm për emrin e markës së saj të veshjeve.

Vetëm një muaj e gjysëm pas dërgimit të këtij mesazhi, në 29 gusht të 2019, Kim Kardashian ja ndërroi emrin e brendit të saj nga "Kimono" në "SKIMS", një kompani e cila tashmë vlen 4 bilion dollarë.

"E zhgënjyer", ajo pranon se nuk ka marrë asnjë qindarkë nga sugjerimi i saj, ndërsa me shaka Georgia shprehet:

A mos vallë ekipi i "SKIMS" do ta shohë këtë postim dhe do të më dërgojë veshje falas për të më falenderuar? Hmm, kam të drejtë të ëndërroj. A mos vallë Kim e lexoi mesazhin tim në korrik 2019 dhe unë e frymëzova atë për ndërrimin e emrit të markës? Ndoshta.."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit