Një gjykatë në Holandë ka dënuar me 7 vjet burg një shqiptar i cili akuzohej për pastrim parash të trafikantëve.
Bëhet fjalë për 53-vjeçarin, Thanas Bako, i cili njihej ndryshe si një "bankier i madh i botës së krimit".
Gjykata e Roterdamit e shpalli fajtor për pastrim parash dhe për përfshirje në forma të rënda të krimit të organizuar.
Bako kishte pranuar më herët se "kishte bërë disa gabime", ndërsa kishte deklaruar para gjykatës se nuk ka qenë tjetër përveçse "një person që merrte dhe dërgonte mesazhe".
Mirëpo alibia e tij është rrëzuar nga gjykata e cila e ka gjetur atë fajtor duke e lënë në qeli.
Sipas hetimeve të kryera nga autoritetet holandeze rezulton se 53-vjeçari nga Saranda rezulton se ishte kreu i një organizate kriminale që merrej me pastrim parash.