Sa para fitojnë mesatarisht amerikanët sipas grupmoshave?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.09.2024, 20:49

Departamenti i Punës i SHBA-së, nëpërmjet Byrosë së Statistikave të Punës (BLS), ka publikuar të ardhurat mesatare sipas moshës në Shtetet e Bashkuara për vitin 2024.

Statistikat e publikuara nga Forbes Advisor tregojnë të ardhurat mesatare javore, vjetore dhe madje edhe ato për orë në SHBA, të cilat janë të renditura sipas grupmoshave.

Të dhënat tregojnë se të rinjtë nga mosha 16 deri në 19 vjeç fitojnë mesatarisht 611 dollarë në javë, 31,772 dollarë në vit dhe 15.28 dollarë për orë, ndërsa ata nga 20 deri në 24 vjeç fitojnë mesatarisht 737 dollarë në javë, 38,324 dollarë në vit dhe 18.43 dollarë për orë.

Më pas kemi një rritje të lehtë të fitimeve për grupmoshën 25 deri në 34 vjeç, të cilët fitojnë mesatarisht 1,018 dollarë në javë, 52,936 dollarë në vit dhe rreth 25.45 dollarë për orë.

Më tej, grupmosha 35-44 vjeç fiton mesatarisht 1,223 dollarë në javë, 63,596 dollarë në vit dhe 30.58 dollarë për orë, ndërsa nga mosha 45 deri në 54 vjeç fitojnë 1,239 dollarë në javë, 64,428 dollarë në vit dhe 30.98 dollarë për orë.

Pas arritjes së kulmit prej 64,428 dollarësh në vit, të dhënat tregojnë një rënie të fitimeve pas moshës 54 vjeç, ku grupmosha nga 55-64 vjeç fitojnë mesatarisht 1,218 dollarë në javë, 63,336 dollarë në vit dhe 30.45 dollarë për orë, ndërsa mosha nga 65 vjeç e lart fitojnë mesatarisht 1,042 dollarë në javë, 54,184 dollarë në vit dhe 26.05 dollarë për orë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit