Gazetarja Blerta Tafani letër këshillit drejtues të RTSH-së: “Alfred Peza më kërkoi seks, pastaj nisi dhunën”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.09.2024, 17:26

Alfred Peza njoftoi këtë të premte se ka dhënë dorëheqjen nga posti si drejtor i përgjithshëm i RTSH-së.

Së fundmi, është zbuluar se arsyet që çuan në këtë vendim të papritur Alfred Pezën janë skandalet seksuale brenda RTSH-së.

Vetë gzetarja dhe moderatorja Blerta Tafani foli hapur me Këshillin Drejtues të RTSH-së se drejtori Alfred Peza e kishte ngacmuar seksualisht dhe prej një viti, e ka dhunuar verbalisht, psikologjikisht, dhe i është bërë presion për largim nga puna.

“Tashmë prej 11 muajsh, po përballem me një presion psikologjik të pashembullt. Më datën 28 shtator të vitit të kaluar, në mbrëmje pas orës 20.00, në telefonin tim erdhën mesazhe jo vetëm të padenja, por edhe imponuese për takim jashte institucionit nga Drejtori i Përgjithshëm i RTSH z. Alfred Peza, shoqëruar edhe me insistimin me anë të më shumë se dhjetë telefonatave të njëpasnjëshme, të cilave kam refuzuar tu përgjigjem.

Pas kesaj, ka nisur ndaj meje një dhunë e pashembullt verbale dhe psikologjike, përfshirë ndëshkime, paralajmërime, largime nga puna të të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, ndërprerja e daljes time në edicionin qendror që e drejtoja prej 10 vitesh me argumentin se "nuk përqafoj projektin e drejtorit të përgjithshëm", ndërprerja e spoteve të programit që transmetoja, presion ndaj njerëzve që punonin për atë program, paralajmërim për pushim nga puna (pa u dëgjuar unë aspak, në një komision të turpshëm) dhe shumë të tjera, që përbëjnë një "sagë" të vërtetë”, ka shkruar ajo.

Bashkë me shkresën ka bashkëngjitur edhe një ekstrakt të mesazheve dhe paralajmëron se këtë shqetësim do ta paraqesë edhe në organet përkatëse të drejtësisë.

“Bashkëngjitur po ju dërgoj vetem një ekstrakt të mesazheve që disponoj, ndërkohë që të plota do ti paraqes në organet përkatëse të drejtësisë. Mbi dinjitetin dhe profesionalizmin, nuk mund të shkelë asnjë i zgjedhur nga JU, të mandatuar nga të zgjedhurit e qytetarëve”, përfundon ajo.

Letra e plotë:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH:

Unë, Blerta Tafani (Hajdari), gazetare prej 25 vitesh, prej të cilave 10 vitet e fundit në RTSH, me mijëra edicione informative të drejtuara, po aq materiale televizive të përgatitura, redaktim lajmesh dhe edicionesh, përgatitje dhe drejtim të disa programeve, po ju drejtohem për një shqetësim, i cili e tejkalon personalen.

Tashmë prej 11 muajsh, po përballem me një presion psikologjik të pashembullt. Më datën 28 shtator të vitit të kaluar, në mbrëmje pas orës 20.00, në telefonin tim erdhën mesazhe jo vetëm të padenja, por edhe imponuese për takim jashte institucionit nga Drejtori i Përgjithshëm i RTSH z. Alfred Peza, shoqëruar edhe me insistimin me anë të më shumë se dhjetë telefonatave të njëpasnjëshme, të cilave kam refuzuar tu përgjigjem.

Pas kesaj, ka nisur ndaj meje një dhunë e pashembullt verbale dhe psikologjike, përfshirë ndëshkime, paralajmërime, largime nga puna të të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, ndërprerja e daljes time në edicionin qendror që e drejtoja prej 10 vitesh me argumentin se "nuk përqafoj projektin e drejtorit të përgjithshëm", ndërprerja e spoteve të programit që transmetoja, presion ndaj njerëzve që punonin për atë program, paralajmërim për pushim nga puna (pa u dëgjuar unë aspak, në një komision të turpshëm) dhe shumë të tjera, që përbëjnë një "sagë" të vërtetë.

Për të gjitha keto, e gjeta të arësyeshme për t'ju vënë në dijeni ju si Këshill Drejtues, me të drejtën e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, pronë me vetëm një PRONAR:

PUBLIKUN, që të mund të ndalni këto veprime të Turpshme për një institucion publik, të ndalni dhunën verbale si pasojë e ngacmimeve seksuale të Drejtorit aktual të Përgjithshëm!

Bashkëngjitur po ju dërgoj vetem një ekstrakt të mesazheve që disponoj, ndërkohë që të plota do ti paraqes në organet përkatëse të drejtësisë.

Mbi dinjitetin dhe profesionalizmin, nuk mund të shkelë asnjë i zgjedhur nga JU, të mandatuar nga të zgjedhurit e qytetarëve.

Duke ju uruar punë të mbarë,

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit