MUND TË DHURONI NË GOFUNDME DUKE KLIKUAR KËTU
Dard është 2 vjeç e 4 muajsh, por peshon vetëm 7 kg si pasojë e një sëmundjeje nga e cila vuan, e cila u zbulua kur ai ishte 3 muajsh në spitalin Bambino Gesù në Romë, Itali. Në momentin kur lindi, Dardi pati mungesë oksigjeni dhe për këtë arsye qëndroi në inkubator për 2 javë e gjysmë. Më pas, e morëm në shtëpi pa ditur se çfarë kishte, pasi askush nuk e kuptoi. Në shtëpi, çdo ditë gjendja e tij përkeqësohej dhe pas tre javësh u shtrua në reanimacionin e Pediatrisë në Tiranë për një muaj, ku gjendja e tij vazhdonte të përkeqësohej dhe ende askush nuk arrinte të gjejë diagnozën e saktë.
Privatisht, morëm një ambulancë dhe u nisëm për në Itali, ku qëndruam 2 muaj e gjysmë në spital, ku u zbulua sëmundja nga e cila vuante Dardi. Ai ka një sëmundje gjenetike neuromuskulare që e pengon të qëndrojë ulur, të ecë dhe të flasë. Si pasojë e hipotonisë totale, i është krijuar edhe skolioza. Dardi ka insuficiencë respiratore kronike dhe për këtë arsye përdor një ventilator ajri gjatë natës. Ky problem nuk e lejon ende të ushqehet nga goja, prandaj ai ushqehet përmes PEG (sonde e vendosur direkt në stomak nga jashtë).
Për Dardin ka shpresë, por këtu në Shqipëri është e pamundur. Ai duhet të shkojë në Itali çdo 6 muaj për të qenë nën kontrollin e mjekëve të specializuar për diagnozat që ka. Që në momentin kur u zbulua sëmundja, Dardi bën fizioterapi, nga e cila ka pasur përmirësime të dukshme. Së fundmi, ka qenë e nevojshme të fillojë edhe seancat e logopedisë, dhe të gjitha këto bëhen në klinika private të specializuara, me shpenzimet e familjes. Deri tani e kemi dërguar çdo 6 muaj, por tani është e pamundur të mbulojmë shpenzimet e spitalit dhe e vetmja shpresë e Dardit është të kurohet në Itali. Familja është përjetësisht falënderuese për çdo ndihmë tuajën ose për ndarjen e këtij informacioni me njohuritë tuaja.
**Titullari:** Teuta Kurti **IBAN:** AL502081125900000A8014137101 **BIC / SWIFT:** USALALTRXXX **Monedha:** Lek **Banka:** Intesa Sanpaolo Bank Albania **Shteti:** Shqipëri
**Titullari:** Luan Kurti **IBAN:** ES87 0049 5320 5224 1837 0847 **BIC / SWIFT:** BSCHESMMXXX **Monedha:** Euro **Shteti:** Spanjë **Banka:** Banco Santander