Xhulio Malo, 26-vjeçari që u vu në pranga si bashkëpunëtor në vrasjen e Elis Rroshkodelit në Shkodër, është emër i njohur për policinë, pasi ka gisht në jo pak ngjarje kriminale.
Përfshirja e tij në krime ka nisur që në moshën 17-vjeçare. Ai u arrestua në vitin 2015 pasi dyshohej se kishte gisht në vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, më 24 qershor të vitit 2015 në Lazarat, një vit pasi policia po kontrollonte fshatin për operacionin antikanabis.
Malo tregoi skemën e krimit dhe se autorët ishin vëllezërit Aliko dhe se planin e atentatit ndaj policisë kishin 6 muaj që e thurnin.
Në atë kohë ai u akuzua për sigurimin e armëve në grup dhe se tërhoqi në kurth grupin e specialeve të RENEA-s, pas të shtënave me armë dhe ndjekjes me makinë, ku gjendën të rrethuat dhe pa mundësi shpëtimi.
Në profilin e tij në “Facebook” janë gjetur disa fotografi në plantacione hashashi, foto të ISIS-it në Siri dhe foto të tij duke shprehur përkrahjen ndaj tyre.

Pasi dëshmoi për Prokurorinë, u dënua vetëm me 10 vite burg, ndërsa sot u vu sërish në pranga pët vrasjen e ndodhur në Shkodër, më 30 gusht.