Algerti ka humbur jetën në Angli, kërkohet ndihmë për sjelljen e trupit në Shqipëri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.09.2024, 13:28

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik pak ditë më parë në North Hampton, Angli.

Algert Drici prej 6 vitesh jetonte në Angli dhe gjatë kësaj kohe ishte përshtatur shumë mirë me komunitetin duke qenë i sjellshëm, miqësor dhe i dashur me të gjithë.

Por vdekja e tij e parakohshme i ka tronditur shumë familjarët dhe miqtë e tij.

Prindërit e Algertit duan që trupi i fëmijës së tyre të vetëm të prehet në vendlindje prandaj me ndihmën e kushërinjve kanë nisur mbledhjen e fondeve për sjelljen e trupit në Shqipëri.

Për transportimin e trupit të pajetë në Shqipëri duhen 10,000 £, prandaj familjarët e Algertit kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për të kontribuar sa do pak të munden.

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

Apeli i familjarëve:

Duhet të mblidhen £10,000 per te bere te mundur kthimin e trupit nga Anglia ne Shqiperi, te Algerti qe humbi jeten papritur. Ju lutemi ti mundësojmë prinderve të Gertit që femija i tyre i vetem te varroset e te prehet ne paqe ne vendlindjen e tij.

Algerti ishte ne person shume i sjellshem, miqësor dhe i dashur. I pelqente te shoqerohej me familjen, miqte dhe gjithmone ishte i gatshem te ndihmonte te tjeret. Per 6 vitet e fundit ne Angli, Algerti u pershtat shume mire me komunitetet e kulturave te ndryshme.

Askush nuk eshte berë ndonjehere i varfër nga dhënia.

Ne jetojme me ate që marrim, por jetojme me atë që japim. Anjë akt miresie, sado i vogël qoftë, nuk shkon kot. Ju lutemi ndihmoni prinderit e Algertit per te transferuar trupin nga Anglia ne Shqiperi, dhe te prehet i qete ne vendin e tij!

Do ju lutesha shume ta postonit, ta kthejme trupin e tij sa me shpejt ne vendin e vet! 😭😔🙏🏻

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit