Një qytetar ka denoncuar një rast vjedhjeje në një dyqan rrobash.
Sipas denoncimit, një zonjë italiane e shoqëruar nga një vajzë shqiptare ka vizituar fillimisht dyqanin, ka provuar disa veshje dhe ka piketuar një fustan specifik.
Ditën tjetër, zonja italiane është rikthyer në dyqan dhe ka vjedhur fustanin e përzgjedhur.
Denoncuesi i ka bërë thirrje zonjës që të kthehet në dyqan dhe të dorëzojë fustanin e vjedhur.
Nëse kjo nuk ndodh, ai ka paralajmëruar se do t'i drejtohet Drejtorisë së Policisë për të bërë një kallëzim penal për këtë vjedhje.
Denoncimi:
Pershendetje si jeni dua te bej nje denoncim per vjedhje ne dyqan rrobash
Zonja italiane e shoqeruar nga nje vajze shqipetare vjen provon diten e pare dhe pasi piketon fustanin , diten tjeter vjen e vjedh
I kerkoj te kthehen ne dyqan e te kthejn fustanin e vjedhur ne te kundert do i drejtohemi drejtorise se policise per te bere kallzim penal