Ngjarje tronditëse në Gjermani, shqiptari kërcënon me hanxhar policët se do t’i vrasë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.09.2024, 11:26

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një shqiptar hyri në stacionin e policisë në Linz am Rhein dhe kërcënoi me hanxhar policët se do t’i vriste.

Shqiptari i cili jeton në Linz shkoi në stacionin “Am Konvikt” dhe hapi derën me hanxhar në dorë.

Oficerët e policisë mundën ta kapnin shqiptarin, i cili refuzonte të qetësohej derisa policët përdorën aparatin elektrik që përdoret për të paralizuar përkohësisht një person (taser).

Sakaq, shqiptari u vu në pranga dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, ku pasi të merret në pyetje do të vendoset nëse duhet t’i japin urdhër arresti apo jo.

Ndërkohë hetimet për motivin që e shtyu të vepronte në atë mënytë vazhdojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit