Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
Rrumbullaku u emërua në krye të Policisë së Shtetit në gusht të vitit 2022 dhe është kryepolici i gjashtë socialist që nuk përfundon dot mandatin 5-vjeçar të parashikuar me ligj.
Dorëheqja e tij vjen në një kohë kur Policia e Shtetit është në fokus për shkak të disa ngjarjeve të rënda kriminale në muajin gusht, trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.
Ndërkohë që nga sot Sokol Bizhga do të jetë drejtori i komanduar i policisë së Shtetit.