Motra e Egli Progës, Jonida Proga, ka bërë deklarata të forta në lidhje me vrasjen e vëllait të saj, 42-vjeçarit që u vrau në Pogradec në muajin Gusht.
Gjatë një interviste televizive, Jonida Proga ka shprehur bindjen se vëllai i saj nuk është vrarë nga një person i vetëm, por nga disa autorë. Ajo beson se vrasja ishte e organizuar dhe Egli Proga u thirr brenda lokalit me qëllim që të sulmohej.
Sipas motrës së viktimës, Egli nuk kishte hyrë rastësisht në atë lokal, duke nënkuptuar se gjithçka mund të ketë qenë një kurth. Ajo kërkon që drejtësia të veprojë dhe të zbardhë plotësisht të gjitha rrethanat e krimit dhe të vendosë përpara përgjegjësisë të gjithë ata që ishin të përfshirë.
“Egli është dhunuar dhe masakruar brenda lokalit nga disa veta, nga Leonidha, Arjan Manellari, kemi edhe shtupaxhiun, Voltan Shollakun që ka qëndruar duke pastruar. Prandaj që në fillim jam përmbajtur. E kanë thirrur, nuk ka hyrë rastësisht. Njerëzit i dinë të gjitha, por kanë qenë të pakët ata që kanë guxuar të thonë. Të gjithë kanë frikë nga një terror që është krijuar nga ideja e njerëzve të fortë në Pogradec, kur panë të përfshirë dhe policinë, çfarë do të mbajë të sigurtë se u krijua opinioni publik që policia ishte aty.
Personi i fruta-perimeve që po them unë që kam dalë duke takuar njerëz, duke i pyetur që më kanë thënë që është kthyer tek lokali. Po jam e sigurtë që e kanë thirrur. Është masakruar brenda lokalit me disa goditje nga disa autorë. E ka nxjerrë jashtë njëri nga këta që të japë shpirt. Goditjet fatale janë dhënë brenda. Më vijnë mesazhe pafund që thonë se dëgjuam brenda të goditura, të ulëritura dhe të shara. Nuk mund të ja thonë një policie që është bërë palë”.
Policia dhe prokuroria po vazhdojnë hetimet ndërsa familjarët e Progës kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të krimit.