Ronaldo shkruan historinë, bëhet futbollisti i parë që shënon 900 gola në karrierë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.09.2024, 23:40

Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë në historinë e futbollit që shënon 900 gola në karrierë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë shënoi golin e 900-të në karrierë mbrëmjen e sotme në ndeshjen Portugali – Kroaci, e cila u mbyll me fitoren e iberikëve me rezultatin e ngushtë 2-1.

Ronaldo mori një krosim nga ana e majtë dhe e pati të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë nga zona e 6-metërshit.

Pasi e kuptoi arritjen e tij të jashtëzakoshme, ai u duk emocional teksa vendosi duart në sytë e tij dhe u ul në gjunjë duke festuar.

Ky ishte goli 131-të i Ronaldos me fanellën e kombëtares portugeze, ndërsa 769 golat e tjerë ish-ylli i Real Madrid i ka shënuar në nivel klubesh.

Ndeshja Portugali – Kroaci, e cila u luajt në "Estadio da Luz" në Lisbonë ishte e vlefshme për Ligën A , grupi 1 në Ligën e Kombeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit