DETAJE/ Aksidenti në afërsi të Saukut, konfirmohet vdekja e këmbësores

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.09.2024, 23:04

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në afërsi të Saukut.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se një këmbësore 52-vjeçare me inicialet Y.C, është aksidentuar për vdekje nga mjeti me drejtues shtetasin D.C.

JOQ Albania raportoi aksidentin tragjik pak më herët duke sjellë pamje nga vendngjarja.

Viktima dyshohet se është përplasur për vdekje teksa po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.09.2024, në Mjull Bathore, shtetasi D. C., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Y. C., 52 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të aksidentit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit