Shkencëtari shqiptar në Amerikë po punon për krijimin e ilaçit për kancerin e zorrës së trashë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.09.2024, 21:49

Kevin Dervishi, 28-vjeçari shqiptar, i lindur në SHBA, ka arritur të studiojë mutacionin gjenetik që shkakton kancerin e zorrës së trashë në mënyrë për të gjetur kurën e duhur.

Kevin ka përfunduar doktoraturën në “Harvard”, ku ka bërë kërkime të shumta për kancerin e zorrës së trashë.

Studimet e tij në fushën e bioteknologjisë mjekësore, në gjenetikën e kancerit, mbushin me shpresë njerëzit për një kurë të afërt.

“Kur isha i vogël shkova në laborator, te puna e mamit, për kureshtje. Doja të bëhesha shkencëtar.”

Kevin po ndjek shembullin e familjes, pasi gjyshi i tij, Qevqep Kambo, ka qenë ndër ato pak njerëz që kanë dhënë kontribut në fushën e shkencës në Shqipëri. Nga ana tjetër, e ëma është kërkuese shkencore në fushën e bioteknologjisë dhe punon në SHBA, kurse i ati është profesor në Universitetin e Kalifornisë, San Diego.

Gjithashtu, ai tha se gjuhën shqipe e ka mësuar në Universitetin e Harvardit, gjë që e ka emocionuar mjaft të ëmën.

Ai është i martuar me Bellin, e cila është avokate amerikane. Ai u shpreh se e shoqja e dashuron Shqipërinë dhe shqiptarët. Madje, në dasmën e tyre veshën kostumin popullor shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit