Modelja braziliane bëri maskë me jashtëqitje për të parandaluar plakjen.
Bëhet fjalë për Débora Peixoto-n e cila shpërndau në profilin e saj në “Instagram” metodën e re për kujdesin e lëkurës.
Teksa pranoi se ishte gjëja më e çmendur që kishte bërë ndonjëherë, shpjegoi se kishte lexuar diku se vendosja e jashtëqitjes në lëkurë parandalonte plakjen.
Pasi nxori nga frigoriferi kavanozin ku kishte futur jashtëqitjen dhe leu fytyrën, theksoi se që pas kësaj metode nuk i ishte tharë dhe irrituar më lëkura.
Pasi videoja u bë virale, dy dermatologë folën për këtë metodë dhe rreziqet që sjell.
Dermatologia Sophie Momen, tha se kjo metodë është një nga më të çuditshmet që ka hasur. Përveç kësaj, bazuar në kërkimet shkencore, nuk ka asnjë pohim se maska me jashtëqitje i bën mirë lëkurës.
Gjithashtu, shtoi se mund të ndikojë për keq në lëkurë, pasi mund të shkaktojë irritim dhe kuqje.
Për këtë çështje foli edhe kirurgu plastik Tunc Tiryaki, i cili shtoi se maska me jashtëqitje nuk është higjienike. Jashtëqitja përmban shumë baktere dhe parazitë, përfshirë edhe E. coli, Salmonella dhe Helminths, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje serioze.
“Lyerja e fytyrës me jashtëqitje mund të futë këta patogjenë në trup përmes prerjeve të vogla, gërvishtjeve ose mukozave, duke infektuar rëndë lëkurën. Gjithashtu, kanë toksina dhe mbeturina që trupi i nxjerr jashtë. Këto substanca janë të dëmshme dhe mund të shkaktojnë inflamacion, irritim dhe reaksione alergjike në lëkurë.”
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.