Durmishi: Nga sot fillon ndarja e kuponëve për turizëm prej 18.000 denarë për punëtorët me të ardhura të ulëta

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.09.2024, 13:46

Sipas Programit për mbështetjen e turizmit vendor për punëtorët me të ardhura të ulëta në vitin 2024, nga sot fillon ndarja e kuponëve – vërtetimeve të pushimeve për punëtorët me të ardhura të ulëta, njoftoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës publikoi listën e personave që aplikuan dhe përfituan vauçerë sipas thirrjes publike të publikuar në fillim të vitit.

“Aktvendimet për qytetarët të cilët kanë aplikuar dhe i kanë plotësuar kushtet sipas thirrjes publike, janë nënshkruar sipas parimit i pari i ardhur i pari i shërbyer. Vauçerë për pushime për punëtorët me të ardhura të ulëta në kapacitetet turistike vendore me vlerë prej 18.000 denarë, do të marrin 1.777 persona”, deklaroi ministri Durmishi.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të lëshojë kuponë-vërtetime për punëtorët me të ardhura të ulëta deri në shterjen e mjeteve të parashikuara nga Programi për mbështetjen e turizmit vendor për punëtorët me të ardhura të ulëta në vitin 2024. Qëllimi kryesor i kësaj mase është t’u mundësojë personave me të ardhura të ulëta të mund të vizitojnë qendrat e turizmit vendor dhe në të njëjtën kohë të ndihmojë kapacitetet e turizmit vendor për rritjen e vëllimit të punës jashtë sezonit turistik.

Pas ribalancimit të buxhetit, për këtë masë janë paraparë gjithsej 32 milionë denarë për 1777 kuponëve – vërtetime për personat me të ardhura të ulëta që do të mund t’i shfrytëzojnë në një nga qendrat turistike të vendit tonë.

Këto vauçerë mund të shfrytëzohen nga data 15 shtator deri më 1 dhjetor në një nga objektet hotelierike për akomodim që janë regjistruar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Listën e hoteleve dhe personave fituese do të mund ta gjeni në ueb faqen e MEP.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit