Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka pranuar sot kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të ri dhe shefit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Michalis Rokas.
Duke i uruar mirëseardhjen e ngrohtë ambasadorit Rokas, Mucunski theksoi se misioni i tij diplomatik fillon në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit dhe në këtë kuptim shprehu besimin se me përkushtim të fortë reciprok do të sigurohet përparim vendimtar në rrugën drejt realizimin e përcaktimit strategjik për anëtarësimin në BE.
“Mucunski gjithashtu theksoi kënaqësinë e tij me mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për avancimin e proceseve reformuese, stabilitetin dhe prosperitetin e vendit dhe theksoi gatishmërinë tonë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit të ndërsjellë të bazuar në vlera dhe interesa të përbashkëta”.
“U theksua rëndësia e integrimit sa më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe në këtë kontekst plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor i miratuar së fundi u mirëprit si një kontribut i rëndësishëm politik dhe financiar i BE-së në rajon dhe nxitje shtesë për arritjen e këtij qëllimi të përbashkët”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.