Taravari: “Levica” frikësohet nga gjuhët autoktone, ndërsa BDI-ja nga drejtësia

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.09.2024, 12:31

Arben Tarvari sot ka komentuar lidhur me debatin rreth gjuhës shqipe, për të cilën thotë se Levica frikësohet nga gjuhët autoktone, ndërsa BDI-ja nga drejtësia.

Lidhur me këtë Taravari pohon se “nacionalizmi në çdo shkallë të tij është përdorur herë si barut dhe herë si opium për popullin”.

“Dihet se në Maqedoni janë ende të freskëta ndasitë etnike, të cilat janë përdorur gjithnjë me sukses diabolik nga parti regresiste.

Nacionalizmi në çdo shkallë të tij është përdorur herë si barut dhe herë si opium për popullin. Ky i fundit, duke dashur me zemër e pastërti gjuhën dhe kombin, është ndezur lehtësisht nga shashkat e partive kinse “patriotike”.

E shkreta tokë dhe e shkreta gjuhë është shfrytëzuar pa mëshirë, pa respekt, nga parti maqedonase por padyshim edhe shqiptare. Një nga partitë me standart të dyfishtë në këtë drejtim ka qenë dhe është BDI-ja, e cila edhe pse e kishte pushtetin për 22 vjet, e katandisi gjuhën shqipe që në dokumentin më të rëndësishëm të shtetit, të jetë anonime.

E pamësuar në opozitë por sidomos e frikësuar nga ajo që i pret, tani nuk lënë gjë pa përdorur dhe fare kuptueshëm i kanë hipur kalit të patriotizmit. Nisur nga një pretendim qesharak si është ai i Levicës, parti me komplekse inforioriteti, e cila e shfaq haptas këtë punë duke sharë çdo gjë që nuk është maqedonase, BDI-ja po përpiqet ta bëj të madhe e të stërmadhe diskutimin e Ligjit të Gjuhëve”, shkruan Taravari.

Duke kërcënuar si në kohë të Kryqëzatave e duke përdorur një gjuhë folkloriste, thekson Tarvari, ata mendojnë se do t’i shpëtojë karta e nacionalizmit. Është vonë, tepër vonë për makinacione të tilla, pjellë e komplekseve.

“BDI-në dhe Levicën i bashkon një gjë: FRIKA- Levica ka frikë nga gjuhët autoktone kurse BDI-ja ka frikë nga DrejtësiavGjuha Shqipe bashkë me Shqiptarët është vërtetuar shkencërisht që janë së paku 6 mijë vjet të vjetër dhe po 6 mijë vjet banorë autoktonë të këtyre viseve.

Ky argument i revistës Science do të mjaftonte për t’i mbyllur gojën çdokujt! Pretendime të tilla qesharake për t’a kthyer kohën prapa, janë dëshmi e qartë e mungesës së argumentit politik. 6 mijë vjet histori janë privilegj për çdo tokë e çdo shtet! Shqipja është gjuhë autoktone e folur 54 shekuj më parë se ky kontinent u quajt Evropë!”, shkruan Taravari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit