Një 14-vjeçare rezulton e zhdukur që prej 8 ditësh në Linz të Austrisë. Familjarët e adoleshentes shqiptare kanë humbur gjurmët me vajzën e tyre që prej datës 28 gusht të këtij viti. Deri më tash nuk ka asnjë gjurmë. Për këtë rast është njoftuar edhe policia austriake.
Sipas informacioneve të shpërndara edhe nga familjarët, bëhet fjalë për Alina F., 14-vjeçare, 1,69 e gjatë, me ngjyrë të syve të kaltër, flokë të kaftë me disa vija të flokëve të bardha. Supozohet se ajo ka pasur të veshur një fustan me lule me ngjyra bardh/kaltër.
Albinfo.at ka kontaktuar me familjarët e saj, por ata nuk ishin të gatshëm të japin më shumë hollësi për dyshimet e tyre, pasi që me rastin është duke u marrë policia austriake.
Kush ka ndonjë informatë më të hollësishme rreth saj, lutet që të lajmërojnë policinë austriake apo të thirrni në numrat e telefonit të vëllezërve të Alines:
Leon: +43 660 711 1805
Denis: +43 664 247 34 07
Familjarët kërkojnë që këto informacione t’i shpërndajnë të gjithë ata që kanë mundësi.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.