Kërcënimi rus, Gjermania aktivizon sistemet e mbrojtjes ajrore

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.09.2024, 20:35

Gjermania ka aktivizuar për herë të parë sistemin e mbrojtjes ajrore "Iris-T" në territorin e saj këtë të mërkurë.

Ky zhvillim vjen pas dërgimit të disa sistemeve të tilla mbrojtëse në Ukrainë për të ndaluar raketat dhe dronët rusë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kancelari Olaf Scholz, i cili tha se ky sistem është pjesë e përforcimit të mbrojtjes gjermane dhe europiane, pas agresionit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022.

Ai tha se Putin se ka shkelur marrëveshjet e çarmatimit dhe se ka vendosur raketa edhe në Kaliningrad, jo më larg se 530 kilometra nga Berlini.

Scholz theksoi se përveç mbrojtjes, Europa ka nevojë për raketa precize në rast të një konflikti të mundshëm me Rusinë.

Sistemet Iris-T janë të afta të ndalojnë kërcënimet ajrore në një distancë deri në 40 kilometra. Deri më tani këto sisteme mbrojtëse kanë kanë rezultuar mjaft efikase duke rrëzuar mbi 250 raketa dhe dronë rusë në Ukrainë, duke shpëtuar shumë jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit