Ankesa e turistes: Përvoja e pakëndshme në qendrën shëndetësore te Shkëmbi i Kavajës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.09.2024, 18:46

Një turiste ka ndarë përvojën e saj të pakëndshme gjatë pushimeve në Durrës, duke shprehur shqetësim për sjelljen dhe mungesën e profesionalizmit të stafit mjekësor në një qendër shëndetësore verore. Sipas mesazhit të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, ajo kishte shkuar në qendrën shëndetësore verore te Shkëmbi i Kavajës së bashku me motrën e saj, e cila ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore, me simptoma të rënda si dhimbje fyti, ethe dhe të vjella.

Sipas turistes, dy mjekët e rinj që e pritën nuk treguan asnjë lloj përkushtimi ose mirëkuptimi ndaj situatës. Ata e pritën me një sjellje të ftohtë dhe të paqartë, pa marrë mundimin ta ndihmonin motrën e saj, e cila mezi qëndronte në këmbë. Njëri nga mjekët u mor me kontrollin minimal të pacientit dhe më pas të dy e kaluan situatën në një bisedë të papërshtatshme dhe provokuese, që ndikoi negativisht në përvojën e turistes.

Më tej, turistja tregon se pasi morën ilaçet që kushtuan rreth 46 euro, u trajtuan me një mungesë totale respekti, ku mjekët e trajtonin motrën e saj si një barrë të padëshiruar. Për më tepër, ajo përshkruan një proces të përshpejtuar të dhënies së serumit, i cili përfundoi në një kohë të papërshtatshme dhe shkaktoi dhimbje te pacientja.

Në përfundim të përvojës së saj, turistja shprehet se për të, si turiste, mikpritja dhe sjellja ndaj pacientëve janë po aq të rëndësishme sa dhe bukuritë natyrore apo shërbimet e tjera. Përvoja e keqe me stafin e qendrës shëndetësore e ka lënë me një shije të hidhur, duke vendosur që të mos kthehet më në atë qendër dhe të ngrejë një zë për të përmirësuar situatën për turistët e tjerë që mund të përballen me të njëjtën situatë.

Në vijim do të gjeni mesazhin e plotë:

Pershendetje i/e nderuar Nuk e di se sa do peshoje tek ju kjo qe do tregoj, pasi ka mungese te theksuar faktesh, megjithate po e ndaj! Kemi qene per pushime ne Durres, Diten e premte ne ora 11:35 motra ime ndihej teper e semure ku as s'mund te fliste nga dhimbjet e fytit, kishte ethe dhe te vjella tere nates (nates se kaluar), me cka u drejtuam si "*Turist* qe ishim, tek nje farmaci, na thane te shkojm tek *Qendra shendetsore verore – Shkemi Kavajes* dhe ikem atje, me pelqeu fakti qe egzistonte ky institucion sidomos per ate rast urgjence, hyme atje dhe me PLOTE MIRESJELLJE pershendesim dy 'mjeket' qe ishin aty, *Nje vajze Sy Blu dhe nje Djale Zeshkan te dy ne te 20-30tat* te cilet as nuk moren mundin te cohen nga tavolina e na u kthyen me nje sjellje si te "bezdisur" me nje "c'kemi"edhe pse motra ime s'po rinte dot ne kembe. Na pyeten, "si e ka hallin kjo? Ulu ti ulu aty se po bie" ju drejtuan motres , me pas kerkuan prinderit tane ku jane e pse s'erdhen ato me motren po une, thash nese duhet do i thirr tani, jo tha , "vec mos m'vij naj prind mu aty t'me thote pse ma pranove vajzen" .. Nejse, pyetj cka motra e i thash kshu kshu kjo ja pas komplikimet qe me larte i ceka, e mu drejtua ajo vajza "Sdi tflasi ajo qe me drejtohesh ti t'me tregosh se c'ka?" thashe po provoje, ti as qe merr ta kontrollosh, ajo s'mund te flas se ka dhimbje ne fyt (motra ishte ulur 1-2 metre me larg nga ajo) gjithsesi su cua ta kontrolloj, mori mundin ai djali dhe i tha motres "hajde Ti ktu te te kontrolloje", edhe pse motra smbante dot veten ne kembe, e pa ai dhe me pas nderhyu dhe vajza e i thane se e ka fytin shume keq! Me shkruajten nje serum dhe ca ilace tjera, dhe me thane qe duhet ti marr per 3 dit rradhazi ato ilace a injeksione, thash ok do i marrim po neve jemi ktu dhe sonte me pas do ikim ne Maqedoni, ne ate moment me drejtohet ajo vajza me nje ton paksa provokues dhe perqeshes dhe me thote, "keni si ta vazhdoni mjekimin atje ju!!??" thash po , kemi dhe ne mjek e spitale , tha po po e dijm na kane treguar pacientet se na paskeni ju spitale , nderhyu djali dhe tha "Keni po s'ka mikepritje e sherbim te duhur atje" (sikur ketu kishte) dhe ju drejtova "Besoj se ku te shkosh ne Ballkan nje e ke sic thua ti" , vajza e acaruar tha "s'te pelqejka as ktu e" , meqe ishte motra per mjekim s'fola me shume e ika i mora ilacet qe kushtuan plote 46 Euro, nje serum e 2 ilace tjera. Pasi ua dergova ilacet vajza mori telefonin u ul e djali i tha motres si te ishte nje rrugace, ik ti andej shtriu, ti tjetra (mu drejtua mua) merri kto e tundi (ishin ca tuba te vogel qe ja shtonin serumit) ne moment u habita se pse une!? Ishte vajza aty e cila po rrinte ne telefon, une jam turiste e po verej cdo gje ktu, me japin pershtypjen te dal jo nga ktu po nga gjithe vendi e te mos kthehem me kurre... Nejse vazhdova ti tundja e ma ben ai cuni, me forte me forte ti tundi.. !!!! I tunda dhe ja dhashe, s'do flas se si ja vendosi serumin se motra po qante se i dhemb krahu shume e ata se moren parasysh thane eshte normale tet dhemb, e une kte pjese se di dhe aq mire, me gjithate KURRE ne jete skisha pare nje serum te jepet brenda 10 minutave!!! E aq kohe ju desht serumit qe po RRIDHTE shume shpejte te perfundoje. Me te vendosur serumin djali iku te vajza dhe ajo i tha dicka ajo me te ngadalte, qeshen te dy me provokim e tha djali "Se na plasi forte neve" e vazhduan te flasin per menyn se cfare do hane buke , teksa motres i vinte te vjelle askush su cua ta kontrolloje, me dhane nje najlon e me thane merre kte rrij ti tek koka ruaje kur do vjelli, une u cova ta marr e kisha canten ne dore, mu kthyen me nje ton prap te ulet e ma ben djali "he he leje ate cante se s'eshte nise kush ty... " se perfundoi, por e kuptova se c'donte te thoshte!! Qe aty, per 5 min tjera perfundoi serumi e mora motren dola dhe perseri UNE i pershendeta me "Diten e mire" me besoni se as koken se kthyen as buzeqeshje s'dhane, thjesht sjellje ZERO e me gjys zeri thane "Pacim". Per ne turistet, s'eshte terheqes vetem deti dhe restorantet e bukura, por dhe sjellja e mikpritja qe na bejne edhe ne te tilla raste, paguam mjafte shtrenjte per ilace , pjese e shumes qe shkon dhe ne rrogat e dy te punesuarve arrogant qe na priten aq keq ate dite, s'do kthehem me kurre ne ate qender shendetsore!!!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit